Shpërthen bombola e gazit në Pogradec, lëndohen bashkëshortët

schedule11:10 - 1 Maj, 2022

schedule 11:10 - 1 Maj, 2022

Një çift bashkëshortësh janë lënduar si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në banesën e tyre.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Nizhavec, Pogradec, ku si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit ka marrë flakë banesa e çiftit me iniciale N. Xh. 33 vjeç dhe H. Xh., 30 vjeçe, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Më datë 30.04.2022, rreth orës 19:00, në fshatin Nizhavec, Pogradec, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. Xh., 33 vjeç, ku për pasojë është djegur pjesërisht banesa dhe kanë marrë dëmtime të lehta, pronari i saj N. Xh. dhe bashkëshortja e tij H. Xh., 30 vjeçe, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet e kryera rezulton se zjarri ka rënë aksidentalisht, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al