Pesë persona kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të një bombole gazi në një restorant, në rrugën Čika Ljubina, në qendër të Beogradit.
Ministria e Brendshme bën me dije se nga shpërthimi, pesë persona kanë mbetur të plagosur.
Ekipet e ambulancës dhe ekipet e shpëtimit ndodhen në vendngjarje për t’u dhënë ndihmën e parë të plagosurve.
Sakaq vendi ku ka ndodhur shpërthimi është në mbikëqyrjen e autoriteteve, ndërsa bëhet me dije se janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.
/abcnews.al/