Shpërthen bombola e gazit në një hotel në Velipojë, katër të lënduar në gjendje të rëndë

schedule08:15 - 4 Korrik, 2021

schedule 08:15 - 4 Korrik, 2021

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur Velipojë ku katër anëtarë të një familje janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në hotelin e familjes Gjoka në Velipojë, ku si pasojë janë plagosur K. Gjoka 15 vjeç, D. Gjoka 19 vjeç, E. Gjoka  12 vjeç dhe A. Gjoka 40 vjeç.

Mësohet se të lënduarit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, por te plagosurit do të dërgohen për në Tiranë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!