Një bombol gazi ka shpërthyer paraditen e sotme në një byrektore në Elbasan. Siç raporton për abcnews.al gazetari Aldo Kozarja fatmirëssht nga shpërthimi nuk ka të lënduar në njerëz.
Ngjarja ka ndodhur pranë poliklinikës së specialiteteve dhe Drejtorisë së Policisë Elbasan. Sakaq, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe policia. /abcnews.al