Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shpërthen bomba jashtë klinikës/ Kaliforni, një viktimë dhe katër të plagosur

schedule14:09 - 18 Maj, 2025

schedule 14:09 - 18 Maj, 2025

Një shpërthim bombe jashtë një klinike fertiliteti në Kaliforni ka vrarë një person dhe ka plagosur katër të tjerë.

Zyrtarët e FBI thanë se ky ishte një akt I qëllimshëm terrorizmi. Autoritetet kanë një person të dyshuar në hetim.

Shpërthimi ndodhi pak para orës 23:00 sipas orës lokale më pak se një milje nga qendra e Palm Springs, pranë disa bizneseve, përfshirë Qendrat Amerikane Riprodhuese. Klinika tha se askush nga institucioni nuk u lëndua.

Autoritetet thanë se disa ndërtesa të tjera në zonë u dëmtuan. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin NeWsom, është informuar për shpërthimin, tha zyra e tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!