Shpërthen anija cisternë në Rusi, tre të zhdukur

schedule20:52 - 24 Tetor, 2020

schedule 20:52 - 24 Tetor, 2020

Tre persona janë zhdukur pas një shpërthimi në një cisternë ruse të naftës që udhëtonte nga ngushtica Kerch në portin e Rostov-on-Don.

Lajmi u konfirmua nga Shërbimi Ruse i Transportit Detar.

Sipas Agjencisë Federale të Transportit Detar, Gjenerali Hazi Aslanov deklaroi se anija nuk mbante naftë dhe shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga mbetjet e gazit toksik.

Ndërkohë Ministria e Situatave të Emergjencës njoftoi se në orët e fundit një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar, duke shtuar se në zonë janë dërguar tre anije për të ndihmuar.

Në bord ishin 13 persona, gjashtë prej të cilëve shpëtuan ndërsa tre të tjerë janë zhdukur. Sipas ministrisë, katër të tjerë kanë mbetur ende në bord.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!