Juventusi nuk arriti të dilte me pikë nga përballja me Interin në fundjavën e kaluar, teksa bardhezinjtë e Missimiliano Allegrit u mposhtën me shifra 1-0 nga ziklatërtit në stadiumin “Allianz”.
Tekniku i “Zonjës së Vjetër” shpesh herë është kritikuar pse nuk iu beson shumë lojtarëve të rinj në moshë, gjë e cila ka bërë që Allegri të reagojë.
Max është shprehur se është shumë e vështirë në Itali të mbash ekuilibrin e lojtarëve të rinj të njëjtë gjatë gjithë kohës.
“Në Itali, prej disa vitesh tashmë, ekziston një tendencë për t’i konsideruar kampionë disa të rinj pas vetëm 2 ose tre ndeshjesh, por kështu digjen etapat: një futbollit 20-vjeçar nuk mund të ketë pjekurinë e një 28-vjeçari. I konsideroj një burim që i kushtëzon akoma më shumë lojtarët dhe i largon nga realiteti. Unë kur kthehem në Livornon time e bëj sepse kam nevojë të kthehem te bota reale”, ka theksuar Allegri. /f.a/abcnews.al