Shpërthejnë virozat në Vlorë, Urgjenca Pediatrike regjistron të paktën 60 fëmijë në ditë

schedule15:21 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 15:21 - 5 Dhjetor, 2022

Urgjencat për tu dhënë ndihmë fëmijëve të vegjël janë pa pushim. Ulja e temperaturave kanë bërë që të këtë fluks të sëmurësh në pediatrinë e spitalit të Vlorës. Vetëm fundjavës, kërkuan ndihmë më shumë se 60 fëmijë në ditë. Mjekja Rina Llanaj thotë se ka patur edhe raste të shtrimeve për shkak të komplikacioneve.

“50 – 60 vizita në ditë po hospitalizojmë vetëm ata me probleme dhe komplikacione. Vizitat janë ditore.

Dhe mund të shtrojmë 10 fëmijë. Janë fëmijët nën 3 vjeç dhe ata që janë në kopshte ku virozat përhapen me shpejt.” Sipas mjekëve simptomat janë temperaturë e lartë dhe probleme me frymëmarrjen.

“Nga 15 ditëshi i dytë i nëntorit dhe deri tani është shtuar numri i vizitave. Kjo lidhet me ndryshimin e temperaturave, lagështirën etj dalin ne pah problemet e sistemit të frymëmarrjes, që paraqiten me keto diagnoza.”

Mjekët i bëjnë apel prindërve që mos të marrin antibiotikë të ndryshëm pa konsultën e specialistëve, pasi kjo nuk ndihmon por e përkeqëson dhe më tej shëndetin e fëmijëve./abcnews.al/