Shpërthejnë trazirat në Haiti, 5 të vdekur gjatë protestave për dorëheqjen e kryeministrit

schedule10:48 - 8 Shkurt, 2024

schedule 10:48 - 8 Shkurt, 2024

Përleshjet shpërthyen në Haiti si pjesë e protestave që kërkonin dorëheqjen e kryeministrit, gjatë të cilave vdiqën pesë persona.

Prej ditësh po zhvillohen demonstrata masive për dorëheqjen e kryeministrit Ariel Henri, i cili teorikisht duhej të dorëzonte pushtetin dje sipas një marrëveshjeje politike të nënshkruar në 2022.

Trazirat shpërthyen pranë kryeqytetit Port-au-Prince. Sipas një burimi policor të Agence France-Presse, pesë anëtarë të armatosur të një force të mbrojtjes së pyjeve, të cilat së fundmi u rebeluan kundër qeverisë, hapën zjarr ndaj oficerëve të policisë, të cilët iu përgjigjën zjarrit.

Sipas të njëjtit burim, u arrestuan tre anëtarë të forcës.

Mijëra njerëz kanë protestuar që nga fillimi i javës në Port-au-Prince dhe pjesë të tjera të vendit, duke kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë.

Sipas një marrëveshjeje në dhjetor 2022, disa muaj pas vrasjes së presidentit Jovenel Moise, kryeministri duhej të mbante zgjedhjet dhe të dorëzonte pushtetin më 7 shkurt 2024.

Kryeministri Henri, në pushtet nga viti 2021, nuk ka sjellë “asnjë zgjidhje për problemet tona”, tha një protestues.

Haiti ndodhet në një krizë serioze dhe shumëdimensionale, sigurie, humanitare, shëndetësore publike, politike pasi bandat e armatosura kanë vënë nën kontrollin e tyre një pjesë të madhe të vendit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!