“Shpërthejnë” Coin-et e Metaverse: SAND dhe MANA thyejnë rekorde

schedule18:30 - 24 Nëntor, 2021

schedule 18:30 - 24 Nëntor, 2021

Tregu i kriptomonedhave ka pasur uljet dhe ngritjet e veta dy javët e fundit, por janë një sërë kriptomonedhash që kanë pësuar  rritje javës së fundit. Ndërsa vëmendja drejt metaverse rritet, kriptomonedhat që janë të  bashkangjitura në botën virtuale kanë pësuar rritje.

Katalizatori më i madh ka qenë platforma e mediave sociale Facebook që ndryshoi emrin në Meta në fund të tetorit, në shenjë përkushtimi dhe fokusimi i kompanisë në ndërtimin e metaverse-s së saj, hapi i radhës në evolucionin e realitetit virtual.

Sandbox, një platformë “gaming” me bazë në Hong Kong, kohët e fundit ka tërhequr miliona fonde teksa përgatitet për të hedhur në treg aftësitë e saj metaverse “luaj për të fituar”. Kompania tha javën e kaluar se do të hapte një pjesë të metaverses së saj nga 29 nëntori, shkruan abcnews.al

Kriptomonedha e tyre “sand” është rritur me thuajse 100 për qind javën e shkuar dhe ishte me më shumë se 24 për qind të mërkurën dhe shkëmbehej me rreth  $6.81 deri në orën 1:30 PM. Vizitorët e SandBox mund të monetarizojnë asete dhe eksperiencë lojë, përfshirë edhe blerjen e ngastrave virtuale të tokës, të gjitha me monedhën virtuale sand.

Even German sports apparel maker Adidas said it is toying ëith the idea of building in the Sandbox metaverse. Edhe prodhuesi gjerman i veshjeve sportive Adidas tha se po e peshon idenë  e ndërtimit në metaverset Sandbox.

Emra të mëdhenj kanë kaluar tashmë në metaverse.  Snoop Dogg njoftoi në fund të shtatorit se do të blinte një ngastër toke në Sandbox për të ndërtuar një rezidencë dhe do të lëshonte kriptomonedhat  e tij të pandryshueshme (NFT), të cilat do t’u japin njerëzve akses VIP në koncerte dhe evente në platformë.

“Ne po shohim lëvizje të mëdha në monedhat metaverse, pasi njohuritë rreth projekteve ‘luaj për të fituar’ rriten dhe lojtarët kryesorë institucionalë bashkohen,” tha Nicolai Qvale Fredriksen, analist në Arcane Research.

Projektet “play to earn” në të cilat lojtarët fitojnë monedha digjitale si shpërblim, janë bërë masive këtë vit. Video-loja Axie Infinity ka parë teksa i trefishohet vlera në dy muajt e fundit.

Sandbox njoftoi në Tëitter së fundmi se qendra e saj Alpha do të shfaqet më 29 nëntor dhe do t’i lejojë njerëzit të hyjnë në metaversin e saj për herë të parë dhe të fitojnë NFT, si dhe deri në 1000 monedha digjitale sand.

“Do të jetë shumë interesante të shihet se si funksionon sand-i pas lançimit dhe do të habitesha nëse çmimi bie sërish nën 6 dollarë, duke pasur parasysh besimin tashmë të fortë nga tregu”, tha Fredriksen.

Decentraland, bota virtuale ku njerëzit mund të blejnë dhe shesin pasuri të paluajtshme digjitale, ka tërhequr gjithashtu disa mbështetës të mëdhenj.

Group Metaverse , një kompani e pasurive të patundshme që është e fokusuar në metaverse, njoftoi të martën se kishte arritur “blerjen më të madhe të tokës në metaverse në histori.” Kompania bleu 116 parcela toke “në zemër të lagjes Fashion Street” të Decentraland me vlerë 2.5 milionë dollarë.

Mana e Decentraland po ashtu pësoi një rritje në sand, dhe ka fituar thuajse 60 për qind javën e shkuar ndërsa ishte mbi 27 për qind, kurse të mërkurën rreth $5.25.

“Kur vjen puna tek mana, besoj se lëvizja ka ndodhur si shkak i një korrelacioni pozitiv me sand. Nëse sand vijon rritjen po ashtu do të bëjë edhe mana.”

Ndërkohë nga ana tjetër, kriptovalutat më tradicionale, madje edhe të ashtuquajturat kriptovaluta meme si dogecoin dhe shiba inu, kanë qenë paksa më në qetësi. Bitcoin ka humbur pothuajse 7% në javën e fundit dhe ishte rreth 56,658 dollarë, rreth 0.6% më shumë që nga e marta. Dogecoin ka humbur rreth 8.5% që nga e mërkura e kaluar, ndërsa shiba inu ka rënë gati 20%. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!