“Shpërthejnë” çmimet e apartamenteve, leku i pistë, apo..? Eksperti shpjegon fenomenin e viteve të fundit

schedule13:04 - 3 Tetor, 2022

schedule 13:04 - 3 Tetor, 2022

Për shkak edhe të rritjes së çmimeve, dhe krizave të vazhdueshme gjatë tre ose katër vitet e fundit, tregu i apartamenteve ka një rritje të konsiderueshme që shkon deri 35 -40%.

Kjo ka qenë deklarata në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri e ekspertit të pronave Leonard Nuhu.

Sipas tij kërkesa është e madhe, dhe ka ndikuar dhe rritja e çmimeve, dhe kërkesa nuk është vetëm në një zonë të caktuar, këto vitet e fundit ka një rritje, duke nisur që nga inflacioni, rritja e çmimeve, do të ndikojë dhe te tregu imobiliar’.

Për ekspertin Leonard Nuhu ‘rritja e çmimeve të apartamenteve, do të ndikojë dhe te rritja e apartamenteve me qira, megjithëse kohët e fundit ka dalë edhe modeli i dhënies me qira me anë të AirBNB dhe Booking.com’.

Mesatarja e qerave luhatet në shifrat 300 -400 euro, kjo është mesatarja e apartamenteve sot pak a shumë. Sipas ekspertit të pronave Nuhut, në momentin që mungon stabiliteti ekonomik, shumë individë zgjedhin të kenë apartamente me qera. Gjithashtu nuk është se ka stok apartamentesh, shumë ndërtesa apo blloqe banimi nuk janë përfunduar akoma, dhe nuk janë në eficencë për qera dhe nuk është se ka mbingarkesë tregu.

Sipas tij kërkesat më të shumta vijnë nga studentët, eksodi i migrimit të brendshëm, nuk është i paktë, duke qenë se te studentët, në momentin që mbarojnë fakultetin nuk kthehen më në qytetin e lindjes dhe vendosin të banojnë në Tiranë. /abcnews.al