Shpërndante kanabis në një lagje të Lezhës, arrestohet 40-vjeçari

schedule08:47 - 22 Tetor, 2021

schedule 08:47 - 22 Tetor, 2021

Policia në Lezhë ka vënë në pranga një 40-vjeçar që shpërndarë doza me kanabis. Pas informacioneve të marra në rrugë operative, policia ka ndaluar mjetin me të cilin lëvizte 40-vjeçari Bardh Zefi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në makinën që drejtohej nga Zefi në bagazh, u gjetën doza kanabisi gati për shitje, të cilat u sekuestruan së bashku me automjetin.  Në përfundim të veprimeve, në flagrancë u arrestua 40-vjeçari banues në Ungrej, Lezhë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /abcnews.al/