Një 26 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Beratit për shpërndarje të drogave të forta dhe një tjetër është proceduar penalisht për moskallëzim të krimit.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi E.Ç. 26 vjeç të cilit gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike heroinë dhe një peshore elektronike.
Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A. I., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Moskallëzim krimi”.
“Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza.
Bie në prangat e Policisë, 26-vjeçari që posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike heroinë.
Procedohet penalisht një shtetas tjetër, për “Moskallëzim krimi”.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Berat, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
E.Ç., 26 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike heroinë dhe një peshore elektronike.
Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A. I., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Moskallëzim krimi””, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al