Shpërndante certifikata dezinfektimi të falsifikuara, kapet 58 vjeçari në Berat

schedule10:04 - 1 Tetor, 2021

schedule 10:04 - 1 Tetor, 2021

Një 58 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Beratit, pasi akuzohet për falsifikim dokumentesh.

Në kuadër të operacionit të koduar “Certifikata”, është bërë i mundur arrestimi i 58 vjeçarit me iniciale E. D., i cili akuzohet se pajiste subjektet tregtare, me certifikata dezinfektimi të falsifikuara.

Ndër të tjera mësohet se 58 vjeçari ishte administrator i një subjekti që kryen dezinfektime, ka pajisur subjekte të ndryshme tregtare, me certifikata dezinfektimi të falsifikuara, kundrejt përfitimeve monetare.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet me sukses operacioni “Certifikata”.

Pajiste subjektet tregtare, me certifikata dezinfektimi të falsifikuara, vihet në pranga 58-vjeçari.

Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe përfitimit monetar nga kjo veprimtari, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik në DVP Berat, pas një hetimi tremujor, finalizoi operacionin “Certifikata”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi i shtetasit:E.D. 58 vjeç, banues në Berat.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi E. D., me detyrë administrator i një subjekti që kryen dezinfektime, ka pajisur subjekte të ndryshme tregtare, me certifikata dezinfektimi të falsifikuara, kundrejt përfitimeve monetare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Korrupsion pasiv në sektorin privat”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!