EMRAT/ Shpërndanin lëndë narkotike në zona të ndryshme në Tiranë, në pranga 2 persona

schedule09:13 - 27 Shkurt, 2021

schedule 09:13 - 27 Shkurt, 2021

1 kg e 117 gramë kokainë janë sekuestruar nga policia pas një operacioni në kryeqytet.

Sipas informacioneve në kuadër të operacionit policor të koduar “Urur”, Luan Nexhipi dhe Euklid Celmeta kanë rënë në pranga, pasi shpërndanin lëndë narkotike në zona të ndryshme në Tiranë.

Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni u sekuestrua automjeti me të cilin këta shtetas qarkullonin për të shitur lëndën narkotike, 6 aparate celular dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Sakaq në  momentin e ndërhyrjes nga ana e punonjësve të policisë për kapjen e tyre, Nexhipi dhe Celmeta janë përpjekur të largohen me vrap për ti shpëtuar kapjes së tyre, por nuk kanë mundur dot pasi janë vënë në pranga nga Policia.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.

Tiranë /Informacion

Finalizohet një tjetër operacion antidrogë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni policor i koduar “Urus” i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve.

Shpërndanin lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Tiranës, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen 1 kg e 117 gram kokainë, 1 shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Në vijim të punës për goditjet e njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet se dy shtetas posedonin dhe merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike kokainë, pas një punë të mirëfilltë disa javore,  Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në DVP Tiranë, zhvilloi operacionin antidrogë të koduar “Urus”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. L. N., 47 vjeç dhe E. C(H)., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë janë grumbulluar informacione në rrugë operative se të dy këta shtetas mereshin me shpërndarjen e lëndës narkotike të llojit “Kokaine” në sasi, në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.

Në bazë të informacioneve të grumbulluara dhe  pas një pune të mirëfilltë hetimore disa javore është bërë e mundur kapja në flagrancë e tyre në rrugën “Nikolla Lena”  në Tiranë, ku gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin udhëtonin të dy këta shtetas, shërbimet e Polcisië gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale  një qese me lëndë narkotike Kokainë me peshë 1 kilogramë e 117 gramë.

Gjithashtu u sekuestrua automjeti me të cilin këta shtetas qarkullonin për të shitur lëndën narkotike, 6 aparate celular dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Në  momentin e ndërhyrjes nga ana e punonjësve të policisë për kapjen e tyre të dy këta shtetas janë përpjekur të largohen me vrap për ti shpëtuar kapjes së tyre , por nuk kanë mundur dot pasi janë vënë në pranga nga Policia.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.

/abcnews.al/