Pesë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi i janë gjetur dhe sekuestruar doza të ndryshme me lëndë narkotike.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas shpërndanin lëndë narkotike, në zona të ndryshme të Tiranës, kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tyre.
Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit:
M., 28 vjeç, N. E., 39 vjeç, E. Zh., 22 vjeç, A. A., 26 vjeç, të gjithë banues në Tiranë dhe Y. A., 41 vjeç, banues në Prishtinë.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, në vende të ndryshme, shërbimet e Policisë iu kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike, të llojit kokainë, cannabis sativa dhe heroinë, të ndara në doza.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Abcnews.al/