Shpërndanin drogë në rrugë, arrestohen vëllezërit në Tiranë

schedule12:09 - 9 Korrik, 2020

schedule 12:09 - 9 Korrik, 2020

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy vëllezër të cilët akuzohen për shitje të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit të kodura “SHOCK”, është bërë i mundur ndalimi i vëllezërve D. K., 33 vjeç dhe D. K. 37 vjeç, të cilët merreshin me shitjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa, në rrugën “Ibrahim Brahja”.

Sipas policisë në këtë operacion janë sekuestruar gjithashtu lëndë narkotike kokainë, cannabis sativa dhe një peshore elektronike.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për shitjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa, finalizoi me sukses operacionin e koduar “SHOCK”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– D. K., 33 vjeç dhe D. K. 37 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se shtetasit D. K. dhe D. K. merreshin me shitjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa, në rrugën “Ibrahim Brahja”, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke ushtruar kontroll në lokalin në pronësi të këtyre shtetasve, në banesat e tyre dhe në automjetin që përdorej nga shtetasi D. K., 33 vjeç. Si rezultat i këtyre kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa, një sasi kokaine dhe një peshore elektronike”, thuhet në njoftimin e policisë./abcneës.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!