Një 47 vjeçar është arrestuar ndërsa një 18 vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Tiranës për drogë.
Sipas policisë, këta persona shpërndanin drogë në doza të vogla në zonën e Kombinatit.
Gjatë kontrollit fizik, policia iu gjeti doza kanabisi gati për shitje.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 18-vjeçari ia kishte blerë lëndën narkotike 47 vjeçarit./abcnews.al