Shpërndanin drogë në Bulqizë dhe zonat përreth, në pranga 6 të rinjtë

schedule09:57 - 30 Gusht, 2020

schedule 09:57 - 30 Gusht, 2020

Gjashtë persona janë vënë në pranga nga policia e Dibrës me finalizimin e operacionit të koduar policor  “POROSIA”.

Pas disa muajsh hetime të kryera, janë vënë në pranga 20-vjeçari R. A., 22-vjeçari D. P, 24-vjeçari R. P., 32-vjeçari F. M., 25-vjeçari A. D., si dhe 15-vjeçari E. Xh., të gjithë banues në Bulqizë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 6 të rinjtë në bashkëpunim me njëri – tjetrin, shpërndanin doza të vogla të lëndëve narkotike në qytetin e Bulqizës dhe zonën përreth saj si dhe kanë tendencë kriminale për kultivim të bimëve narkotike.

Njoftimi:

DVP Dibër

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “POROSIA”, për goditjen e veprimtraisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni nga DVP Dibër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër.

Arrestohen në flagrancë 6 shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe bazuar në informacione të grumbulluara në rrugë operative, strukturat e DVP Dibër referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër e cila rregjistroi procedimin penal.

Pas disa muajsh hetime të kryera nga Sektori për Hetrimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Dibër nën drejtimin e Prokurorisë Dibër, bazuar në provat e siguruara , u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Porosia”, si rezultat i të cilit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit :

R. A., 20 vjeç, D. P, 22 vjeç, R. P., 24 vjeç, F. M., 32 vjeç, A. D., 25 vjeç, dhe E. Xh., 15 vjeç, të gjithë banues në Bulqizë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e lartëpërmedur në bashkëpunim me njëri – tjetrin, ushtronin veprimtari krininale në fushën e shpërndarjes në doza të vogla të lëndëve narkotike në qytetin e Bulqizës dhe zonën përreth saj si dhe kanë tendencë kriminale për kultivim të bimëve narkotike.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia u janë gjetur doza me lëndë narkotike canabis sativa, gati për shitje, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

DVP Dibër në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër vijojnë hetimet për kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!