Shpërndahet parlamenti britanik, fillon zyrtarisht fushata zgjedhore

schedule09:58 - 30 Maj, 2024

schedule 09:58 - 30 Maj, 2024

Parlamenti i Britanisë është shpërbërë zyrtarisht përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 4 korrikut, në të cilat Partia Laburiste e Keir Starmer thuhet se është favoriti në sondazhe.

Kjo vjen pas vendimit të befasishëm të kryeministrit konservator, Rishi Sunak për të mbajtur zgjedhje të parakohshme.

Sot nis zyrtarisht fushata parazgjedhore për zgjedhjen e anëtarëve të rinj.

/abcnews.al