“Shpërfytyrohet” Putin, sanksionet e perëndimit godasin në “kokë” presidentin rus

schedule16:59 - 18 Mars, 2022

schedule 16:59 - 18 Mars, 2022

Sanksionet e perëndimit godasin drejtpërdrejtë Putinin, çfarë po i ndodh presidentit Rus

Sanksionet e vendosura nga perëndimi pas agresionit rus mbi Ukrainë, kanë prekur drejtpërdrejtë Presidentin e Rusisë Vladimir Putin.

Për shkak të sanksioneve, utin rrezikon të mbettë pa botoks, pasi kompanitë farmaceutike perëndimore kanë ndërprerë furnizimin e Rusisë si ndëshkim ekonomik.

Midis këtyre kompanive janë Eli Lilly and Co, Novartis dhe Abbvie Inc, të cilat thanë javën e kaluar se do të vazhdojnë të furnizojnë medikamente kritike për trajtimin e kancerit dhe diabetit, por do të ndalojnë produktet “jo thelbësore”.

‘Abbvie’ zotëron produktin e famshëm të trajtimit të rrudhave ‘Botox’ dhe ka thënë se ka pezulluar përkohësisht operacionet për të gjitha produktet e saj estetike në Rusi.

Preësidenti Putin i cili shpesh fotografohet me një ballë të lëmuar, faqe rozë dhe zonën e syve pa rrudha, ka bërë që të ngri9hen dyshime të forta se ai ka pasur disa procedura kozmetike ndër vite, duke përfshirë Botox-in. Por një mjek australian pohoi në fillim të këtij muaji se udhëheqësi rus ka pasur “shumë mbushës”.

Doktor Jake Sloane me bazë në Sidnei, një nga mjekët kryesorë të estetikës në Australi, postoi një foto në Instagramin e tij për të theksuar punën e gabuar kozmetike që ka bërë Putin. Ai postoi një imazh krah për krah që tregon një Putin më të ri dhe një foto më aktuale.

“Kur ju Putin mbushni shumë dhe dukeni si një mace e moshuar Cushingoid.”-tha ai.

As Putini dhe as Rusia nuk i kanë komentuar zyrtarisht këto thashetheme që qarkullojnë prej vitesh.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!