Shpenzoi kursimet e saj për të mjekuar vajzën nga kanceri i gjirit, nëna fiton 2 milion dollarë në llotari

schedule12:56 - 18 Prill, 2023

schedule 12:56 - 18 Prill, 2023

Një nënë nga Florida ka fituar 2 milionë dollarë në llotari, vetëm disa ditë pasi dha të gjitha kursimet e jetës së saj për trajtimin e kancerit të vajzës së saj. Geraldine Giblett, fitoi 2 milionë dollarë nga një biletë gërvishtëse prej 10 dollarësh.

Giblett tha se ajo bleu biletën e fundit të lotarisë në një pikë karburanti lokale. Sapo vajza e saj mësoi se nëna e saj u bë milionere, ajo shpërtheu në lot. Ajo kishte paguar vetë për trajtimin e saj për kancerin e gjirit.

“Një ditë para se nëna ime të blinte këtë biletë lotarie, më në fund dola nga spitali pasi përfundova trajtimin e fundit për kancerin e gjirit”, tha vajza e Giblett.

“Mamaja ime kishte shpenzuar të gjitha kursimet e saj të jetës për t’u kujdesur për mua ndërsa unë isha e sëmurë. Jam shumë e lumtur për të”.

Shanset për të fituar çmimin prej 2 milionë dollarësh në lojën Bonus Cashëord janë vetëm 1 në 3,921,270”, sipas faqes së internetit të Lotarisë në Florida.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!