Shpenzoi 45 milion € për Granit Xhakën, Zvicra e ëndërron për pankinën

schedule17:56 - 29 Korrik, 2021

schedule 17:56 - 29 Korrik, 2021

Zvicra ka një ëndërr të madhe për stolin e skuadrës kombëtare. Largimi i Vladimir Petkovic (Bordeaux) ka lënë helvetët pa trajner.

Drejtuesit e Federatës kanë përpiluar një listë me shumë emra, teksa në krye qëndron Arsene Wenger.

Blick shkruan se 71-vjeçari, i cili nuk drejton ekip prej vitit 2018 kur i dha fund aventurës 22-vjeçare si trajneri i Arsenalit, është i preferuari kryesor.

 

Xhaka dhe Wenger

Së shpejti do të nisin bisedimet me të. Nëse arrihet akordi, Wenger do të rigjente në ekip Granit Xhakën, me të cilin punoi 2 vite tek Arsenali.

Trajneri francez investoi 45 milion euro pesë vite më parë për kartonin e mesfushorit me origjinë shqiptare, duke i mundësuar kalimin nga M’Gladbach në Londër. /abcnews.al