Shpenzoi 165 milionë dollarë për ta rinovuar, Abramovich s’mund ta gëzojë më super vilën në Francë

schedule12:50 - 19 Prill, 2022

schedule 12:50 - 19 Prill, 2022

Kur Roman Abramovich i hodhi sytë për herë të parë në Chateau de la Croe, godina ngjante shumë pak me rezidencën e pallatit që është sot.

Pas tre dekadash braktisjeje pas një zjarri në vitin 1970 që e ktheu vilën dikur madhështore të Rivierës në një “guaskë të djegur, pjesa e jashtme ishte e djegur dhe e rrënuar. Shumë nga pemët që e rrethonin ishin djegur dhe lëndinat e dikurshme të kështjellës ishin të tharë dhe mbingarkuar.

Megjithatë, vila dhe rrethinat e saj nuk janë më diçka që Abramovich, familja dhe miqtë e tij mund të gëzojnë, duke pasur parasysh ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit në BE, të cilave ai po u  nënshtrohet sot.

Javën e kaluar, ky xhevahir në kurorën e portofolit të pronave të pronarit të Chelsea u sekuestrua nga qeveria franceze, ndërsa oligarkët rusë vijojnë të paguajnë çmimin për lidhjet e tyre me Kremlinin pas vendimit të Vladimir Putin për të dërguar tanket në Ukrainë. /abcnews.al/