Një analizë për totalin e pagave të 20 skuadrave të Serie A, zbuloi se Juventus, Inter dhe Roma ishin ata që shpenzonin mbi 210 milionë së bashku për rrogat.
“Tuttomercatoweb” analizoi shpenzimet për pagat e të gjitha klubeve në ligën elitare italiane këtë sezon, duke treguar boshllëqet e mëdha midis klubeve në krye dhe në fund të tabelës së ligës.
Juventusi është ai që shpenzon më shumë, duke paguar 74,1 milionë euro neto këtë sezon për pagat, ndërsa Interi në vendin e dytë me 71,7 milionë euro në vit.
Në vendin e tretë ndodhet Roma me 68,6 milionë euro në sezon, ndërsa Milan ndodhet në vendin e katërt me 60,2 milionë euro./h.ll/abcnews.al
Juventus ancora prima, l’Inter si sta avvicinando: la classifica dei monte ingaggi di Serie A https://t.co/jLsNzvKyvU
— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) November 22, 2023
Shpenzimet neto të klubeve të Serie A për paga
Juventus – 74.1 milionë euro
Inter – 71.7 milionë euro
Roma – 68.6 milionë euro
Milan – 60.2 milionë euro
Lazio – 44.7 milionë euro
Napoli – 44.4 milionë euro
Fiorentina – 37.5 milionë euro
Atalanta – 29.3 milionë euro
Torino – 24.7 milionë euro
Genoa – 21.9 milionë euro
Sassuolo – 20.9 milionë euro
Udinese – 19.6 milionë euro
Bologna – 19.3 milionë euro
Cagliari – 19.2 milionë euro
Salernitana – 18,4 milionë euro
Monza – 18,1 milionë euro
Empoli – 16.8 milionë euro
Hellas Verona – 15.4 milionë euro
Frosinone – 11.5 milionë euro
Lecce – 9.8 milionë euro