I shpëtoi më të keqes, por nuk do të kthehet aq shpejt.
Kristian Shpendi duhet të durojë një fazë rikuperimi prej rreth një muaji pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen e kaluar në Serinë B italiane.
Sulmuesi I Shqipërisë U21 doli nga loja në që në pjesën e parë në sfidën e Çezenës ndaj Kozencës, dhe tashmë ai ka kaluar edhe analizat që kanë përcaktuar shkallën e dëmtimit.
Futbollisti 21-vjeçar nuk ka thyerje të kockës, por ka dëmtim në muskulin e poshtëm të këmbës së majtë.
Parashikimet janë që Shpendi mund të kthehet në fushë në gjysmën e dytë të janarit, ndonëse nuk dihet saktësisht se kur do të jetë gati.
Lojtari I Shpresave do të humbasë ndeshjen e Çezenës ndaj Atalantës në Kupën e Italisë këtë të mërkurë, si dhe sfidën e Serisë B ndaj Kremonezes në 30 dhjetor.
Ndërkaq, disa nga klubet e mëdha në Itali, si Fiorentina e Napoli, kërkojnë shërbimet e Shpendit, ndërsa në lojë duket se ka hyrë Juventusi dhe interesim ka edhe nga Anglia.
Nuk dihet se cila do të jetë zgjedhja e tij, por e sigurt është që do të mbyllë sezonin në Serinë B me Çezenën.
Aktualisht, Kristian Shpendi është shënuesi më I mirë I kampionatit me 10 gola, ndërsa edicionin e kaluar u shpall Këpuca e Artë e Serisë C. /abcnews.al