Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Shpendi, “binjakët” e golit/ Dy vëllezërit, protagonistë të mëdhenj në Serinë B në Itali

schedule13:03 - 9 Maj, 2026

schedule 13:03 - 9 Maj, 2026

Nuk mund të kishte mbyllje më të bukur.

Dy vëllezër binjakë shqiptarë I dhanë fund si heronj sezonit në Serinë B të Italisë, dhe shpresat I kanë të mëdha që të ftohen nga ndonjë skuadër e elitës që këtë verë.

Këta janë Stiven e Kristian Shpendi, ndërsa shënuesit më të mirë të ligës së dytë në Apenine.



Stiven shënoi pas vetëm 30 sekondash, në një fillim të rrufeshëm.

Pasi skuadra e tij vuajti shumë dhe Monza përmbysi rezultatin në 2-1, u desh sërish sulmuesi shqiptar që të shpëtonte të vetët.

Barazoi në minutën e pestë shtesë, duke I siguruar qendrimin në Serinë B.

Për Shpendin “toskan” janë 15 rrjeta në këtë kampionat, duke qenë në podiumin  shënuesve, e duke merituar Këpucën e Bronzit, si dhe ka edhe dy asistë.

I vëllai I tij, Kristiani, nuk është shumë më prapa.

Ai realizoi gjithashtu dy gola në duelin që Çezena e tij e humbi me shifrat 4-3 në shtëpi ndaj Padovës.

Edhe Shpendi tjetër realizoi shpejt, që në minutën e 5-të për barazimin e përkohshëm 1-1, ndonëse kjo nuk e ndihmoi skuadrën nga Emilio-Romanja që të merrte të paktën pikën.

Në një përballje të çmendur, jo edhe aq tipike për futbollin italian, 22-vjeçari që është thirrur një herë në kombëtare nga trajneri Silvinjo, shërbeu asistin për golin e avantazhit 2-1.

Nuk mori fund me aq sepse djaloshi I lindur në Ankonë dhe me origjinë nga veriu I Shqipërisë realizoi edhe barazimin 3-3 pasi miqtë nga Padova kishin përmbysur shifrat.

Në fund, ndeshja u humb madje në minutën e fundit, por Kristiani e mbylli kampionatin me 12 gola dhe 5 asistë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!