Një grup personash kanë bërë një eksplorim në shpellën ‘Kusia e Nue Gjonit” në Kurbnesh të Mirditës.
Një prej tyre, Alketi tha në “ABC e Mëngjesit” se në Shqipëri ka filluar edhe turizmi në shpellat e Shqipërisë.
Alketi shtoi se në zonën e Kurbneshit ka disa shpella.
“Dy herë në muaj bëjmë stërvitje, për të krijuar ekipin tonë. Grupi ynë, kemi filluar edhe zhytjen në shpella. I bëjmë teknikat me barrella, që t’i vijmë në ndihmë çdokujt, turizmi ka filluar edhe në shpellat e Shqipërisë. Kemi filluar edhe zhytjet nënujore. Mund të jenë 25 shpella, ka shumë në Shqipëri, nuk dihet se sa janë. Zona e Kurbneshit ka më shumë. Është ndër shpellat që mund të shkohet shumë kollaj. Shpellat, fundin vështirë që t’ia gjesh, ne eksplorojmë aq sa na premton koha. Eksplorimi nën ujë kërkon kohë shumë”, theksoi ai./abcnews.al