Një 23-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Belsh – Cerrik në fshatin Shales. Viktima është Indrit Zekthi 23 vjeç, banues në Belsh.
Policia thekson se i riu duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe si pasojë ndërroi jetë.
Gazetari i ABC në Elbasan, Aldo Kozarja ka siguruar foton e makinës së aksidentuar, e cila pasi doli nga rruga u përmbys.
Lexo edhe: Aksident në Elbasan, plagosen dy persona. Dërgohen me urgjencë në spital
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia dhe lagështira në rrugë./ db/ Abcnews.al