Kosova luan sonte, prej orës 20:45, kundër Moldavisë dhe objektivi janë tre pikët, në mënyrë që të qëndrojë në Ligën C. Edhe një barazim mjafton, por Dardanët futen në fushë për të marrë maksimumin.
Trajneri Muharrem Sahimi, i cili e drejton skuadrën për shkak se zvicerani Bernard Challandes është me COVID-19, ka menduar edhe për rreshtimin e skuadrës dhe Kosova pritet të rikthehet te moduli 4-2-3-1.
Muric do të jetë ai që do të mbrojë katërkëndëshin, ndërkohë që në mbrojtje nga krahët janë favoritë Vojvoda e Hadërgjonaj. Rrahmani e Dresevic me gjasa do aktivizohen në qendër, kurse në mesfushë rikthehet Herolind Shala.
Krah tij ka vend Valon Berisha mbetet i paprekshëm, kurse Celina do të luajë para tyre në rolin e fantazistit. Muriqi është sulmuesi kryesor i skuadrës dhe nga krahët Kastrati dhe Zhegrova janë opsionet kryesore për sonte. /abcnews.al
KOSOVA, formacioni i mundshëm: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Drezevic, Hadergjonaj, Shala, Berisha, Zhegrova, Celina, Kastrati, Muriqi. Trajner: Muharrem Sahiti