Gjetja e një taksie shpejt dhe me çmim të lirë po bëhet gjithnjë e më sfiduese për përdoruesit për shkaqe te ndryshme. Tashmë edhe në Ballkanin Perëndimor, qytetarët nuk do të kenë nevojë që të telefonojnë një kompani taksish, por mund të zgjedhin taksinë dhe shoferin që duan nëpërmjet një aplikacioni.
Aplikacioni “Pokupi.me” ishtë një ndër fituesit e projekteve digjitale të mbështetura nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal gjatë Samitit të IV Digjital të organizuar në Podgoricë. Në një intervistë për Abcneës.al, prezantuesi i aplikacionit Wael Alkhalidi tha se ai i sjell të gjitha kompanitë e taksive në një platformë, duke e bërë shërbimin për shoferët dhe klientët më të sigurtë dhe më të lehtë.
“Aplikacioni synon të kontribuojë në transformimin dixhital e modernizimin e transportit, duke mbështetur zgjidhjen e operacioneve të paligjshme të taksive dhe duke thjeshtuar procesin me administratën tatimore qeveritare dhe futjen e shërbimit të taksive”, tha ai.
Lexo edhe: Samiti i 4-t Dixhital, gjashtë produkte të reja “të prodhuara në Ballkanin Perëndimor”
Alkhalidi theksoi se nevoja për një shërbim taksi të shpejtë dhe të sigurt u pa më shumë gjatë pandemisë duke bërë që ata të fillonin implementimin e këtij aplikacioni fillimisht në kal të Zi duke synuar të gjithë rajonin gjatë periudhave të mëvonshme.
Aplikacioni është zhvilluar dhe mund të gjendet në https://pokupi.me/en/. /abcnews.al