Erion Alibej po vijon dëshminë e tij në Gjykatën e Posacme në kuadër të operacionit ‘Plumbi i Artë’.
Ai rrëfeu se si mori vesh se kishtë qëlluar ndaj vëllai të tij, Endritit ndërsa vetë ishte në kërkim.
“Shtetasi turk ka qenë edhe më heret në Shqipëri, kur vajza ime mbushi 1 vjec, ishte mik i ngushtë i joni për shkak të marrëdhënieve të punës me Endritin, mbrëmjen e masakrës Endriti ishte në Tiranë me disa miq pastaj u nis për Peqin tek dajat e mi ku ishin mbledh, teksa un po coja ca dhurata për fundvit tek nje miku jonë noter, i ra telefoni Besmir Lalës degjova që ishte nusja ime, se un nuk mbaja telefon pasi isha kërkim, i thash ca ka, ndërkohë aty erdhi një X6 e bardh që e dija që ishte e Mikael Qosjes qe ja kishte bë dhurat Franc Çopja, e di që e kan ndru në kokainë.
Besmiri më tha që shpejt se i kanë gjujt Endritit, Mikaeli ishte me Ervis Çopjan në makinë, mu afrua me makinë, un i thash a ke “heker” për arm më tha jo pse ca ka ndodh, mbylla xhamin ika. Po më vinin informacione pa fund, jo ta ka bo Kamer Mehja jo Suel Çela, sidomos për Suelin.” tha ai./abcnews.al