Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka deklaruar ditën e sotme se është shpallur kompania fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.
Balluku tha se për 30 ditë do të nënshkruhet kontrata me kompaninë fituese që do i hapë rrugë nisjes së punimeve. Ajo theksoi se shumë shpejt do të nisin fluturimet edhe në aeroportin e Kukësit dhe do të nisë projektimi i atij të Sarandës dhe Korçës.
“Për 30 ditë nënshkruajmë kontratën. Kemi bërë testimin për aeroportin e Kukësit dhe çdo gjë ka shkuar ashtu si duhet. Aviacioni futet në një fazë të re që e kemi premtuar në 2017. Tashmë përmbyllet edhe me kontratën për aeroportin e Vlorës duke i lënë mundësi projektimit të aeroportin e Sarandës”, tha Balluku./mv.abcnews.al