Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Zelandën e Re, shkak cikloni Gabriel

schedule22:53 - 13 Shkurt, 2023

schedule 22:53 - 13 Shkurt, 2023

Në Zelandën e Re është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, për shkak të ciklonit Gabriel që po godet vendin ishullor.

Ministri i Menaxhimit të Emergjencave, Kieran McAnalty, ka firmosur urdhrin përkatës në orën 08:43 (ora lokale).

Është hera e tretë në histori që Zelanda e Re shpall gjendjen e jashtëzakonshme, sipas The Guardian.

Sipas raportimeve të mediave, për shkak të ciklonit janë raportuar përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje dheu, ndërsa dhjetëra mijëra familje kanë mbetur pa energji elektrike.

Syri i ciklonit është aktualisht 100 km në veri-lindje të Auckland, duke filluar nga jug-perëndimi. MetService vlerëson se shiu gradualisht do të zbutet në Auckland, por do të vazhdojë të prekë zonat më në jug.

Për shkak të erërave të forta dhe shirave të dendur, Gabriel shkaktoi përmbytje të në ishullin verior të Zelandës së Re dhe i detyroi autoritetet të evakuonin vendbanimet bregdetare.

Pamjet që kanë dalë në dritë tregojnë banorët që strehohen në çatitë e ndërtesave të përmbytura, si dhe rrëshqitjet e dheut që kanë goditur vendbanimet.

Shërbimi zjarrfikës tha se një zjarrfikës vullnetar u bllokua në një shtëpi që u përfshi nga një rrëshqitje dheu pranë Oakland, ndërsa një zjarrfikës i dytë u shpëtua dhe është në gjendje kritike.

Një anije e marinës nxitoi në ndihmë të një jahti që dërgoi një sinjal shqetësimi në brigjet lindore të vendit.

“Ka qenë dhe vazhdon të jetë një ngjarje serioze për zonën tonë,” tha Rachel Kelleher, një zëdhënëse e agjencisë së menaxhimit të urgjencës në Oakland, duke u kërkuar banorëve të presin udhëzime të mëtejshme nga autoritetet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!