Shpallen kryepolicët e qarqeve/ Leka: Shumica e tyre, zv.drejtorë në Policinë e Shtetit

schedule18:31 - 14 Nëntor, 2024

schedule 18:31 - 14 Nëntor, 2024

Gazetari Ervin Leka thotë se shumica e kryepolicëve të qarqeve, të shpallur pas një konkursi me sistem pikëzimi, janë zëvendësdrejtorë në Policinë e Shtetit.

Në një intervsitë për “Tirana Live” në ABC News, Leka u shpreh se duhet parë me vëmendje sesi do reflektohet ndryshimi në Policinë e Shkodrës, pas masakrës së ndodhur në Dobraç.

“Që kur janë zbuluar edhe totali i 15 emrave, të garuesve, nga kjo listë, por edhe nga 12 emrat që kanë marrë emërimin e ri, ajo që vë re, është se shumica e tyrë janë zëvendësdrejtorë. Në sistemin e pikëzimit kanë qenë më të avantazhuarit. Këtë ka treguar sistemi i pikëzimit. Dua të ndalem te largimi i drejtorit të Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj. Ka aspiruar një tjetër rol drejtues. Ai do të zëvendësohet nga Elson Alushi, i cili ka marrë mbi 85 pikë. Duhet parë edhe me vëmendje, pjesa e Shkodrës. Nga ngjarja e fundit në Dobraç, policia atje le për të dëshiruar. Duhet parë se si do të veprojë ky e emëruar në Policinë e Shkodrës. Fytyrat e reja janë këto zëvendës drejtorë. Kjo garë u ka mundësuar që të dalin në krye, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!