Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shpallen kampionët e botës në shah/ Magnus Carlsen merr titullin “Rapid” për të gjashtën herë

schedule12:55 - 29 Dhjetor, 2025

schedule 12:55 - 29 Dhjetor, 2025

Dinastia vazhdon.

Magnus Karlsen e fitoi sërish titullin kampion të botës në shah, këtë herë në turneun “rapid”.

Talenti i madh norvegjez, që mund të krahasohet për nivelin me një Gari Kasparov, ia doli në mënyrë impresive në finalen e mbajtur në Doha të Katarit pikërisht ndaj një rivali rus.

Vladislav Artemiov, edhe pse u përpoq shumë, u dorëzua duke arritur të marrë shumë pak pikë.

Në turneun final ai mori 10.5 pikë ndër 13 që ishin në total për t’u fituar, duke e lënë 1 pikë prapa rusin, dhe Karslen pronësoi titullin botëror në rapid për herë të gjashtë në karrierë, e duke futur në xhep 70 000 euro.

Në total, 35-vjeçari nga Tonsbergu ka 19 tituj kampion të botës, përfshi formatin klasik, rapid dhe blic, diçka që nuk ka ndodhur kurrë në epokën moderne të shahut.

Për femra, titullin rapid e fitoi një ruse, ndonëse garoi me flamurin e Federatës Botërore të Shahut, FIDE, për shkak të sanksioneve ndaj vendit të saj.

Aleksandra Goriaçkina mundi kinezen e shquar, Çu Xhi Ner në një finale të vogël, që u desh për të përcaktuar fituesen.

Rusja mori 40 000 euro shpërblim, ndërsa kinezja tjetër, Xhu Ven Xhun, numri 1 në rruzull dhe pesë herë kampione e botës, mbeti shumë prapa.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!