“Show” i Klopp: Jam idiot! Bota po vuan, unë mërzitem për një ndeshje

schedule09:56 - 12 Nëntor, 2020

schedule 09:56 - 12 Nëntor, 2020

Sezoni i kaluar ishte një nga më të vështirët që futbolli ka kaluar ndonjëherë. Pandemia pushtoi gjithë planetin dhe topi u desh të mos rrotullohej më e futbollistët e trajnerët të përballeshin me periudhën më të vështirë të hasur gjatë karrierës së tyre.

Përjetimin e tij në atë periudhë e ka dhënë trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp. Një dokumentarin The End of the Storm, Klopp tregon gjithë mendimet dhe të luajturit futboll në një situatë të tillë.

 

Fillimisht gjermani kujton humbjen e Cityt dhe faktin se ishte shumë pranë titullit, por gjithçka ishte aq e pasigurt. “Mbaj mend që kemi luajtur Bournemouth (më 7 Mars) dhe kemi pasur një epërsi prej 25 pikësh në Premier, një ndryshim i madh. Manchester City luajti të nesërmen kundër United dhe humbi. Mbaj mend se isha duke u mbështetur në divan dhe duke menduar: ‘ëoë’.

Të nesërmen u zgjova me lajmin se Madridi kishte mbyllur shkollat ​​dhe universitetet. Kishim një ndeshje shumë të rëndësishme në Champions League kundër Atletico dhe vetëm 6,000 tifozë do të vinin për ta parë atë. Nuk kishte asnjë kuptim”, shprehet fillimisht gjermani.

 

Klopp tregon edhe mendimet e përziera pas humbjes ndaj Atleticos, që i eliminoi nga Champions League. “Ishte një ditë shumë e komplikuar për t’u përgatitur për një ndeshje futbolli, për t’u kërkuar lojtarëve që të bënin gjithçka të mundur për të fituar pa ditur se çfarë do të ndodhte të nesërmen. Ne e luajtëm ndeshjen, bëmë lojë të mirë, por humbëm dhe u eliminuam.

Mbaj mend që isha shumë i zemëruar për mënyrën se si luante Atletico Madrid, por pesë minuta më vonë, pas intervistave, thashë me vete: ‘Unë jam idiot, shqetësohem për humbjen e një ndeshje futbolli, teksa bota po përballet me të panjohurën dhe vështirësinë më të madhe ndonjëherë”.

 

Gjermani përfundon fjalën e tij duke treguar situatën në skuadër para lajmit të ndërprerjes së futbollit dhe izolimit të lojtarëve të tij, që nuk ishin mësuar aspak të bënin vetëm Pazar. “Shkova me makinë në shtëpi dhe të nesërmen në stërvitje, ishte e qartë se Premier League do të ndalej dhe se ne do të duhet të organizoheshim për të përballuar izolimin.

I gjithë klubi duhej të bënte një punë të jashtëzakonshme për t’i mbajtur këta lojtarë të nivelit të lartë në një vend të sigurt, ku mund të shkonin vetëm për pazar, edhe pse kjo është shumë e vështirë për lojtarët e mëdhenj si ata”, u shpreh tekniku gjerman. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!