Lazio-Bayern Munchen është një nga tetë duelet në raundin e 1/8 të Champions League. Short i tmerrshëm për ekipin italian, që do të ndeshet ndaj kampionëve në fuqi.
Një koment rreth dy dueleve ka bërë Hasan Salihamidzic, drejtori sportiv i rekordmenëve gjermanë, i cili vlerëson bardhekaltrit në deklaratën e tij.
“Lazion e kemi parë në ndeshjet e fazës së grupeve ndaj Dortmund dhe i kemi studiuar shumë mirë. Duhet të kemi kujdes dhe të tregohemi të vëmendshëm ndaj tyre.
Janë një kundërshtar i pakëndshëm, njësoj si të gjithë ekipet italiane. Gjithsesi, do të përgatitemi shumë mirë, Bayerni do të jetë gati për dy takimet.
Ndeshja e parë në transfertë? Është gjithnjë bukur të shkosh në Romë“, deklaron boshnjaku i kampionëve në fuqi të këtij turneu.
Takimi i parë i raundit të 1/8 do të luhet në “Olimpico” të Romës në datë 23 shkurt, ndërsa sfida e kthimit në Bavari do të zhvillohet në 17 mars. /abcnews.al