Shorti i Kupës së Italisë: Buzëqeshin ekipet e mëdha, Inter i pafat

schedule16:58 - 6 Dhjetor, 2019

schedule 16:58 - 6 Dhjetor, 2019

Është hedhur shorti për fazën e 1/8 të Kupës së Italisë. Short i pranueshëm për Juventusin, Milanin, Napolin dhe Lazion, teksa Interi i Contes do të ketë kundër një rival të vështirë.

Zikaltrit do të luajnë përballë Cagliarit, por i favorizon fakti që ndeshje do të zhvillohet në shtëpi. Fiorentina-Atalanta është një tjetër duel i fortë. Të gjithë skuadrat e mëdha do t’i zhvillojnë ndeshjet në fushën e tyre.

Datat e këtyre ndeshjeve nuk janë përcaktuar ende, sepse do të duhet të presim për komunikimin e shtyrjeve të Serisë A për muajin Janar (ata do të jenë 15 ose 22 janar, në çdo rast). Lazio është skuadra që triumfoi sezonin e kaluar, teksa mposhti 2-0 ekipin e Atalantës në finalen e zhvilluar në kryeqytet. /abcnews.al

Përballjet e raundit të 1/8 të Kupës së Italisë