Është hedhur shorti i Kupës së Amerikës 2020 në Cartagena të Kolumbisë. Kompeticioni më i rëndësishëm i kombëtareve latine do të nisë 12 qershorin e vitit të ardhshëm dhe do të zhvillohet në Argjentinë e Kolumbi.
Katari do të marrë pjesë për herë të dytë në Kupën e Amerikës, teksa do të debutojë edhe Australia. Short i vështirë për Argjentinën dhe pak më i lehtë për Brazilin. 12 kombëtaret që marrin pjesë janë ndarë në dy grupe, teksa do të kualifikohen katër të parat e çdo grupi.
Messi me shokë do të garojnë në grupin A, aty ku do të kenë rivalë të vështirë si Uruguai dhe Kili. Kampionët në fuqi të Brazilit janë pozicionuar në grupin B dhe Kolumbia është rivali më i rrezikshëm.
Grupi A: Argjentina, Australia, Bolivia, Uruguai, Kili, Paraguai
Grupi B: Kolumbia, Brazili, Katari, Venezuela, Ekuadori, Peruja
/abcnews.al