Shorti i Europa League për fazën play-off hidhet sot në orën 12:00, ndërkohë që Tirana pritet që të mësojë emrin e kundërshtarit. Pesë prej rivalëve të mundshëm janë mësuar dhe vijnë pas eliminimit nga Champions League.
Bardhblutë edhe njëherë rrezikojnë të përballjen me Yllin e Kuq (Crenva Zvezda), ose me skuadra si Dinamo Zagreb, Qarabag, Dinamo Brest dhe Young Boys. Tre ekipet e tjera të mundshme përcaktohen nga çifte të tjera, pas përballjeve të turit të tretë.
Edhe Shkëndija e Drita janë kualifikuar në turin e tretë të Europa League. Kuqezinjtë përballen me Tottenham, kurse kampionët e Kosovës me Legian e Varshavës. Këto çifte gjithashtu mësojnë sot kundërshtarin në play-off. /abcnews.al