Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Shorti i CHL: Liverpool e Bayern me fat, përballje “zjarr” Chelsea-Real, City-Atletico

schedule12:21 - 18 Mars, 2022

schedule 12:21 - 18 Mars, 2022

Është hedhur në Nyon të Zvicrës shorti i Champions League ku goglat kanë rezervuar përballje interesante dhe të luftuara mes skuadrave.

8 skuadrat mësuan kështu kundërshtarët e tyre për fazën çerekfinale dhe atë gjysmëfinale. Chelsea “peshkoi” kështu një nga skuadrat më në formë të këtij turneu, Real Madrid, një përballe që premton spektakël.

Sfidë interesante është edhe ajo mes Manchester City dhe Atletico Madrid, ndërsa mund të konsiderohen me “fat” Liverpool që përballë do ketë Benfica, po ashtu edhe Bayern Munich u vendos përballë Villareal.



Ndeshjet e para të çerekfinaleve do të luhen më 5 dhe 6 prill, ndërsa ato të kthimit më 12 dhe 13 prill.

Çerekfinalet:

Chelsea-Real Madrid

Manchester City- Atletico Madrid

Villareal-Bayern Munich

Benfica-Liverpool

Skuadrat pjesmarrëve në këtë turne mësuan kundërshtarët e tyre edhe për përballjet e gjysmëfinales, ku pritet të ketë edhe derbi mes skuadrave spanjolle apo atyre anglezë, ndërsa janë vënë përballë tyre çiftet e Manchester City- Atletico Madrid/ Chelsea-Real Madrid, që pritet të jetë edhe një nga takimet më të luftuara të kësaj faze.

Benfica-Liverpool/ Villareal-Bayern Munich pritet me interes gjithashtu për të mësuar edhe çiftin që kalon në fazën tjetër të Champions Leagues.

Ndeshjet e para të gjysmëfinales do të luhen më 26 dhe 27 prill, ndërsa ato të kthimit 3 dhe 4 maj.

 Gjysmëfinalet:

Manchester City- Atletico Madrid/ Chelsea-Real Madrid

Benfica-Liverpool/ Villareal-Bayern Munich

Ndërkohë finalja e madhe do të zhvillohet në stadiumin “Stade de France” në Paris më 28 maj.  /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!