Ditën e hënë pritet të hidhet shorti i Champions League, ku ekipet që kanë kaluar në raundin e 1/16 do të njohin kundërshtarët e tyre. Trajneri i RB Leipzig, Julian Nagelsmann, mesa duket paska një mënyrë tjetër për të zgjedhur ekipin që do të sfidojë, pasi e bën këtë gjë përmes himneve të skuadrave.
“Shorti? Jam i lumtur që më keni pyetur për sa i përket kundërshtarëve të mundshëm. Unë gjithmonë dëgjoj himnin e kundërshtarit tonë të ardhshëm, ashtu siç po bëj tani me atë të Bremenit”, deklaron gjermani gjatë konferncës për shtyp para duelit me Wmerder Bremen.
“Real Madrid dhe Juventus kanë himne vërtet të këndshme, kështu që do të doja njërën nga këto dy ekipe, por do të shohim çfarë ka rezervuar shorti për ne. Unë mund t’i këndoj ato, edhe pse jo në spanjishte apo italishte të përsosur”, përfundon Nagelsmann. /abcnews.al