Sot në Nyon të Zvicrës, në orën 12:00, do të hidhet shorti për fazën me eliminim direkt të Champions League.
Goglat pritet të rezervojnë përballje të forta dhe magjike, me kryesuesit e grupeve të cilat shpresojnë të shmangin kundërshtarët si Interi, Napoli dhe PSG.
Vazoja e parë përbëhet nga të gjitha skuadrat që mbyllën fazën e grupeve në vendine parë, të cilat janë: Bayern Munich, Real Madrid, Manchester City, Barcelona, Arsenal, Atletico Madrid, Dortmund dhe Real Sociedad.
Në vazon e dytë janë Inter, PSG, Napoli, Lazio, Leipzig, Porto, PSV dhe Copenhagen. Rregulli parësor është se skuadrat që ishin në të njëjtin grup, nuk do të përballen përsëri së bashku.
Ndeshjet e para të këtij raundi të 1/16 do të luhen në datat 13/14 shkurt dhe 20/21 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit në datat 2/6 mars dhe 12/13 mars.
Në fund të këtyre ndeshjeve, do të hidhet edhe shorti fundit i çerekfinaleve./h.ll/abcnews.al