Champions League është njohur sot me përballjet e saj që do të luhen në turin e tretë, në të cilin janë futur dhe emrat “big”.
Karabagu i Redon Xhixhës mund të ndeshet me fituesin e duelit Aris Limasol-BATE Borisov nëse eliminon kampionët e Polonisë, Rakov.
Zrinjski i Ismajlgecit nëse do të eliminojë Slovan Bratislavën do të ndeshet me fituesin e Sherif Tiraspol-Makabi Haifa.
Gjithashtu në turin e tretë janë futur dhe emrat “big” si Marseja, Rejnxhërs, PSV dhe Braga që gjithashtu kanë njohur kundërshtarët e tyre të mundshëm./ h.ll/abcnews.al