Shqipëria ka mësuar rivalët në kualifikueset e Katar 2020. Anglia, Polonia, Hungaria, Andorra dhe San Marino do të vihen përballë kuqezinjve të trajnerit Edoardo Reja, ndërkohë që kreu i FSHF, Armand Duka, shkurtimisht ka ndarë një opinion për shortin.
“Grupi i Botërorit është një grup i vështirë. Anglia, Polonia, Hungaria, Andorra dhe San Marino do të jenë skuadrat tona kundërshtare. Do të ishte e bukur një fitore në “Wembly”. Tek të tjerat duhet të bëjmë maksimumin.
Na duhet që të sfidojmë Poloninë dhe Hungarinë brenda dhe jashtë. Të mos bëjmë asnjë hap fals me Andorrën dhe San Marinon.
Objektivi real është vendi i tretë. Por hap pas hapi s’duhet të mos mendojmë play-off-in. Gjithmonë me objektivin për të patur një skuadër, që synon kualifikimin në Euro 2024”, shkruan Duka në llogarinë e tij në “Facebook”. /abcnews.al