Shoqëruan me forcë anëtarët e familjeve, nisin verifikimet për punonjësit e policisë

schedule16:37 - 12 Mars, 2019

schedule 16:37 - 12 Mars, 2019

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave kanë nisur verifikimet për veprimet punonjësve të policisë së Tiranës, të cilët mbështetën shërbimin përmbarimor të ekzekutonte një vendim gjyqësor, ditën e hënë pranë shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi”.

Forma se si dy punonjësit e përmbarimit kërkon të hynin me forcë brenda banesës së dy familjeve Llapaj dhe Dervishaj është jashtëligjshme, pohojnë burime nga Ministria e Brendshme.

Gjithashtu edhe ndërhyrjet e uniformave blu dhe ndalimi i disa prej anëtarëve të dy prej familjeve është në fokusin e verifikimeve që ka nisur SHÇBA-ja. Familjarët pretendojnë se kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë vendimit të dhënë nga apeli i Tiranës.

Ata kërkojnë që vendimi të mosekzekutohet deri sa të shprehet me parë Gjykata e Lartë. Për të njëjtën ngjarje u largua nga detyra edhe kreu i policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj, pasi sipas ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj uniformat blu, nuk ishin në lartësinë që kërkon publiku, duke kërkuar që të bëhet më shumë. Në vendin e lënë bosh u komandua Dhimitraq Ziu, i cili mbante postin e zv/drejtorit të policisë së kryeqytetit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!