Shoqërimi i protestuesve, Spaho: Terror i jashtëzakonshëm policor

schedule20:15 - 13 Tetor, 2019

schedule 20:15 - 13 Tetor, 2019

Pas përfundimit të protestës tek Unaza e Re, 8 persona janë shoqëruar nga Policia e Tiranës. Ndër ta është edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu. Ndërkohë përfaqësues të opozitës i janë drejtuar Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Gjithashtu aty paraqiten forca të shtuara të punonjësve të rendit.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, në një deklaratë për ABC News tha se këto ndalime janë sjellje tipike e një regjimi diktatorial. Sipas Spahos, protesta ka qenë e qetë dhe nuk ka asnjë arsye ligjore që këta persona të shoqërohen.

“Terror i jashtëzakonshëm policor, ju e patë vetë që vijoi me dislokimin e forcave të policisë si dhe provokimet. Protesta u zhvillua në mënyrë paqësore. Kanë ndaluar 8-9 veta sipas informacioneve paraprake, por duhet të ketë ndaluar edhe në komisariatet e tjera. Do mblidhemi të gjithë këtu që të bëjmë të gjitha përpjekjet që ata të lirohen. Nuk kanë bërë asnjë shkelje ligjore, e keni parë sa qetë u zhvillua protesta, pavarësisht provokimeve të policisë. Megjithatë sipas një skenari të mirëkurdisur të dirigjuar nga vetë Edi Rama, ndaluan protestuesit, kërkojnë të krijojnë precedentë me opozitën me çdo kusht”, tha Spaho.

Spaho tha se protestuesit do të qëndrojnë përpara drejtorisë derisa të marrin informacionin e plotë për të ndaluarit. Numri dy i PD-së iu përgjigj edhe Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

“Ky është një mjeran në shërbim kokë e këmbë në shërbim të politikave amatoreske të Edi Ramës, që kur të qërohet Edi Rama dhe këtij do t’i harrohet emri”, tha Spaho./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!