Shoqata e Tifozëve të Futbollit janë kundër anulimit të ndeshjeve për shkakun e vdekjes së Mbretëreshës

schedule16:00 - 10 Shtator, 2022

schedule 16:00 - 10 Shtator, 2022

Shoqata e Tifozëve të Futbollit të Anglisë ka protestuar kundër shtyrjes së futbollit të kësaj fundjave pasi ata besojnë se është një mundësi e humbur për të nderuar kujtimin e Mbretëreshës.

Premier League dhe shumica e ligave të Anglisë, kanë anuluar ndeshjet e planifikuara për 9, 10 dhe 11 shtator për shkak të ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II. Vendimi i përshtatet mirë shoqatës, e cila shprehu ngushëllimet për vdekjen e saj, por theksoi rolin e futbollit në bashkimin e njerëzve.

“Ne besojmë se futbolli është mënyra më e mirë për t’i bashkuar njerëzit në momente të rëndësishme si kjo, pavarësisht nëse është një kohë gëzimi apo zie”, u shpreh shoqata në një deklaratë.

“Pikëpamja jonë është se shumica e tifozëve do të kishin dashur të kishin qenë në gjendje të shikonin ndeshje futbolli këtë fundjavë dhe të ishin në gjendje të tregonin respektin e tyre për Mbretëreshën së bashku me pjesën tjetër të tifozëve të tjerë.

Jo të gjithë do të pajtohen me këtë vendim, kështu që nuk kishte një vendim perfekt për autoritetet, por shumë tifozë mendojnë se kjo ka qenë një mundësi e humbur që futbolli të jetë në gjendje të bëjë homazhe.”/ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!