Shoqata e Shkollave të Mesme në Itali, i ka kërkuar qeverisë të vendosë me detyrim vaksinimin për mësuesit dhe administratorët e të gjithave shkollave në vend.
“Në mënyrë që shkollat të rihapen në shtator , në siguri të plotë, atëherë vaksinimi i mësuesve dhe të gjithëve punonjësve në shkolla. Në këtë mënyrë do të jemi më të sigurt”, ka bërë me dije shoqata e mësuesve.
Pritet që të premten përfaqësues të tyre të takohen me ministrin e Arsimit, Patricio Bianchi, ndërsa janë shprehur se do t’i paraqesin të gjitha propozimet e tyre në lidhje me situatën e Covid.
/abcnews.al/